E përditshmja spanjolle “AS” ka lëshuar bom*ën, duke sqaruar se e ardhmja e sulmuesit norvegjezi Erling Haaland te Manchester City nuk është e sigurt. Gjithçka do të varet nga vendimi që do të merret ndaj skuadrës së “citizens”, pas skandalit për mashtrimet financiare, që mund të çojnë në largimin e trajnerit Pep Guardiola.
Në rast se trajneri spanjoll do të lërë City, bashkë me të do të largohet edhe sulmuesi i ardhur verën e kaluar në Premier League. Ishte pikërisht Guardiola ai që ndikoi drejtpërdrejt në transferimin e Haaland te Manchester City, duke besuar të projekti që ai kishte. Ndaj, në rast se situata përmbyset, norvegjezi do të largohet.
Skuadra e Real Madrid pret të shohë se si do të evoluojnë gjërat, teksa madrilenët janë në kërkim të një sulmuesi të ri që do të zëvendësojë Karim Benzema, tashmë 35 vjeç. Për pasojë, “los blancos” janë në “pole” për të marrë 22-vjeçar, që është golashënuesi më i mirë në Premier League këtë sezon.
Këtë gjë e konfirmoi edhe Rafaele Pimenta, menaxheri i sulmuesit, që tha: “Ka një klauzolë në favor të sulmuesit (mendohet se është shuma 150 milionë euro). Unë jam për lirinë e njeriut, që ai të zgjedhë të luajë ku dëshiron. Kjo është beteja ime dhe do ta ndihmoj Haaland deri në fund”.