Shën Valentini solli në ‘Prime’ emocione të forta dhe shumë dashuri. Ajo që spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit për Kiara Titon, një këngë e cila mban titullin ‘Me ty’.

Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës Ai doli nga shtëpia e Big Brother dhe shkoi në një ambient pranë saj per tia bere surprizen.

Edhe pse Kiara nuk i bëri asnjë dhuratë Luizit, ajo u sigurua që veshja e saj të kishte diçka që i përkiste të dashurit të zemrës.Shkronja ‘L’ ishte gdhendur në një anë të fustanit të kuq të moderatores.

Ajo nuk u përmend gjatë ‘show-t’ por u vu re në rrjetet sociale dhe u theksua nga vetë krijuesja e fustanit. ‘Do ja bëj dhuratën jashtë’- i tha Kiara Arbanës, teksa u pyet se çfarë dhurate ka menduar për Luizin.

Shiko foton: