Modelja e famshme Aurela Hoxha, e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ka ndarë një mesazh për publikun, duke iu referuar kryesisht nënave të reja pas shtatëzënisë.

Duke qenë një modele në karrierë me ndryshime të trupit pas lindjes, Aurela ka këshilluar të gjitha gratë të mos kompleksohen dhe të mos lejojnë askënd t’i gjykojnë, pasi lindja e fëmijëve është rrugëtimi me i bukur.

“Komentet janë ato që më shqetësojnë dhe më bën t’i mendoj dhe një herë fotot para se t’i postoj. Për të gjitha ato vajza në pozicionin tim s’duhet të ndikojë shumë, aq më tepër femrat që do të sjellin në jetë një fëmijë, pasi gjërat që komentohen më shumë janë format dhe trupi. Prandaj nuk kam postuar foto gjatë shtatzënisë sepse e dija që do komentoshin trupin tim.”- është shprehur modelja për “Kurthin e Piter Pan”.

Modelja dha gjithashtu një mesazh për të gjitha vajzat:

“Mesazhi im është për të gjitha ato vajzat që janë në pozicionin tim, nuk duhet të ndikohen shumë, aq më tepër në tema, si të sjellësh në jetë një fëmijë dhe gjëja e parë para se të vijë një urim janë format, sa ke marrë peshë dhe mendoj se nuk është një gjë e bukur. Mendoj se është gjëja më e bukur në jetë që të sjellësh në jetë një fëmijë. Nuk është aspak e vështirë që pastaj të kthehesh në format e tua. Mos e përjetoni si stres, por përjetojeni si gjënë më të bukur në botë dhe realisht ka qenë kjo arsyeja pse nuk kam publikuar fotot e mija sepse nuk doja të komentohesha për format e mia, ndërkohë që po përjetoja një ndjenjë aq të bukur sa është ajo e shtatzënisë.”

Aurela Hoxha është nënë e dy fëmijëve, më i vogli 2 muajsh. Mirëpo, modeles i ka mbetur ‘peng’ diçka: martesa.

Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ku i shprehu publikisht dëshirën partnerit të saj për t’i bërë një propozim për martesë.