“Rasti” i Barcelonës ka destabilizuar Ligën Spanjolle. Klubi blaugrana i kishte paguar 1.4 milionë euro një kompanie të drejtuar nga Negreira, në atë kohë zv.kryetar i panelit të arbitrazhit të La Liga-s. Nuk munguan polemikat, ku Barcelona ripërsëriti përmes një deklarate se këto pagesa i kishte bërë për punë konsulence të kryer nga Negreira.
Në kuadër të ndeshjes së nesërme mes Osasunas dhe Real Madridit, trajneri Ancelotti iu përgjigj një pyetjeje të gazetarëve në një konferencë për shtyp mbi besueshmërinë e futbollit spanjoll, pas akuzave ndaj Barcelonës:
“Nëse njerëzit dyshojnë te konkurrenca, kjo nuk është aspak e mirë. Futbolli duhet të jetë gjithmonë i pastër, të gjithë të luftojnë me mjete legale sportive për të arritur qëllimin”.