Motra e banores më të komentuar në “Big Brother Vip, Gerta Gixhari, ka dhënë së fundmi një intervistë dhe ka vendosur pikat mbi “i” për disa tema.
E pyetur ditën e sotme në “Breaking” se nëse bashkëshorti i Oltës ka hequr dorë nga loja e saj dhe se nuk është duke e mbështetur më, Gerta ka treguar se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk është gjë tjetër veçs një “ trillim” rrjetesh sociale. Gjithashtu ajo komentoi dhe lojën e së motrës aty brenda në shtëpi dhe se për të gjitha komentet negative, kritikat apo dhe akuzat e ndjekësve lidhur edhe me familajrët e banorës, Gerta tha se: Shqiptarët këta janë, do përballemi me komente të tilla.
“Unë nuk e kam parë fare këtë lajm. Deri dje ata thoshin që ai paguan para. Njerëzit shpinik lloj-lloj gjërash. Komentuesit janë të pritur të denigrojnë figurën. Ata futen deri tek anëtarët e familjes dhe për mua kjo gjë nuk është e drejtë. A thua se po futemi ne në familjet e tyre dhe po u marrim bukën e gojës, megjithatë shqiptarët këta janë dhe do përballemi me komente të tilla”, tha ajo.