Sali Berisha ka kërcënuar publikisht pronarin e televizionit ABC News, të cilin prej disa javësh po e sulmon personalisht, por dhe nëpërmjet mediave të tij. “Ka një pushtim të medieve. A e dini që për ABC-në, u shkatërrua e gjithë industria e birrës në Shqipëri? Për të futur ABC-në në dorë, pronari i birrës Peja, Devolli, imponoi ndryshimin e akcizës së birrës, de facto asgjësimin e birrës në Shqipëri. Unë i them atij, mënyrën se si po e përdor atë televizion, po bën shërbimin më të keq Kosovës, Shqipërisë, por edhe biznesit. Opozita shqiptare do mbajë qëndrimet e saj.

U ndryshuan akcizat e birrës për të favorizuar Devollin. U bë pazari me ABC-në, dhe po të vini re, e ka shndërruar atë në një Kol Balla biss. Se ai i mban të dyja. Këtu është drejtor, aty është debator. A ka më neveri se kjo? Kjo është vetëm njëra anë, ka edhe të tjera.

Unë denoncova këtë sot. Ne jemi miq të medias, por nëse vazhdon në këtë mënyrë ndaj opozitës, opozita do të të përgjigjet. Se ke ardhur me një mision për të shndërruar televizionin në një altoparlant Rama-Veliaj. Ky ka kaluar në ekstrem, në çmenduri. Vjen dhe heq një seri gazetarësh. Të gjithë. Ka mbetur Kol Balla me Kol Ballën,” tha Berisha.