Sali Berisha është futur në Kuvend, mirëpo deputetët e tij mbështetës që janë përjashtuar në seancën e kaluar nuk janë lejuar që të futen nga Garda. Bëhet fjalë për 8 deputetë të opozitës, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë.
“A ju vjen turp apo jo”
“Do na leni me hy në parlament apo si e keni hallin”, dëgjohen teksa thonë deputetët e Berishës.