Mbrëmja e djeshme në “Zemër Luana” në Tv Klan ka qenë si gjithmonë e mbushur me argëtim, dhe jo vetëm. Sepse këtë herë të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca kanë qenë pikërisht ata, kapitenët Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku.
Kapitenët së bashku me Luanën,u janë përgjigjur disa pyetjeve të Lilut, e cila nuk i ka kursyer as thumbat. Një ndër pyetjet ishte: Cili prej jush nuk ka sjellë asnjë familjar në emision? E më pas Lilu(aktori Eglein Laknori) nuk ka ngurruar të ngacmojë kapitenët duke u thënë: Po ju pse nuk i keni sjellë gratë?
Ndonëse Luana ka thënë që ka sjellë motrën Marina Vjollca, por edhe kunatin për Ghetto Geasy, Besi ka treguar se i tha Xhensilës: Zemra do vish këtë javë tek Zemër Luana?
Por teksa ajo i dërgoi se sa do i kushtonte veshja, flokët, grimi, varësja që ai i kishte premtuar e duke qenë se fatura i shkonte shumë e lartë Besit, ishte vetë Besi që i kishte thënë: Lëre zemër, hajde sezonin tjetër.
Kjo gjë ka shkaktuar mjaft të qeshura dhe duke nënkuptuar se “Zemër Luana” do të ketë një sezon të dytë. Në anën tjetër, Olsi i është kundërvënë Lilit duke treguar se ai nuk është i martuar e nuk ka një grua.