Chelsea mbetet një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Mediat britanike bëjnë me dije se blutë dëshirojnë të blejnë përfundimisht kartonin e Joao Felix, i afruar gjatë janarit, por Atletico Madrid kërkon 80 milionë sterlina për ta lënë të lirë.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojë për të rinovuar kontratën me Mason Mount.
Për momentin tratativat po qëndrojnë pezull, situatë nga e cila kërkon të përfitojë Liverpool. Daily Mail shkruan se të kuqtë kanë shfaqur interesim për talentin britanik, në fund të këtij sezoni janë të gatshëm të paraqiten me një ofertë konkrete.