Akuzat ndaj Man.City për shkelje të rregullave të ‘Fair Play Financiar’ kanë pushtuar faqet e parë të mediave britanike. Nëse “qytetarët” shpallet fajtor rrezikojnë jashtëzakonisht shumë, nga heqja e pikë, në rënien nga kategoria e deri tek heqja e titujve:
“City i akuzuar”, shkruan Daily Mail në faqen e parë duke shtuar: Bie alarmi në shtëpinë e City, mund t’i hiqen edhe tituj. “City përballet me përjashtimin”, ishte titulli i përzgjedhur nga Daily Telegraph.
Ndërkohë mediat angleze ka kthyer në kujtesës e lexuesve një deklaratë të Pep Guardiola pak kohë më parë, me teknikun spanjoll që shprehej:
“Kam folur me drejtuesit e klubit dhe u kam bërë të qartë se nëse dyshimet rezultojnë të vërteta, e lë menjëherë postin e trajnerit, pavarësisht rrugëtimit fantastike që kam realizuar me tifozët dhe skuadrën. Më pëlqen të përfaqësojë një klub që është i rregullt në çdo gjë. Nuk ka lidhje triumfi në Premier Ligë apo Champions-i, por t’i realizojmë gjerat ashtu siç e do rregullorja, ishte shprehur Guardiola, deklaratë që me sa duket i qëndron sërish.