Deamishel është afruar me Shpatin, banorin më të ri brenda Big Brother VIP. Ajo I ka thënë se i pëlqen të luajë e të argëtohet, duke justifikuar veten teksa thoshte se veprimet që bën kundrejt tij nuk janë tendencioze.

“Para se të vije ti kam qenë shumë e mërzitur dhe kur erdhe ti mu kthye humori edhe sikur u çela. E shoh se si mund të keqinterpretohet dhe nuk dua të të vë pozitë. Do tërhiqem që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin edhe si karakter”-tha Dea.

Ndërsa Shpati kishte dyshimet e tij për përgjigjen e Deas, të cilën e pyeti nëse i mungon ose jo Amos. Ajo tha se e ndjen mungesën e tij, pasi kishin krijuar një marrëdhënie brenda në shtëpi.

“Më mungon, sepse ne krijuam një marrëdhënie shumë të afërt edhe pse nuk ishim të lidhur. Dhe e kam shpjeguar, nuk di në çfarë gjuhe ta shpjegoj”-u shpreh banorja e “BBV.”

Më tej Dea shprehu interes për tu njohur me Shpatin. Teksa po bisedonte me të, Dea i tha Shpatit që është mirë që ata të dy të njihen me njëri-tjetrin dhe të njohin karakteret e njëri-tjetrit, ndërsa i tha se nuk ka më besim te askush në shtëpi.

“Nuk kam më besim te njerëzit pas kaq ditësh. Nuk e lejoj veten të krijoj miqësi ose të kem besim te dikush sepse e di që do përfshihet loja në mes dhe unë lëndohem shumë, e vuaj shumë”-tha Dea.