Diola Dosti dhe Armaldo Kllogjeri kanë pasur një debat mjaft të ashpër ditën e djeshme. Maestro i tha asaj se nuk merret me punë por i kërkon Kristit llogari sa vezë ai kishte marrë.
“Vazhdo merru me Kristin, me vezët që ai ha”, i thotë në një moment Armaldo Dostit.
Kjo e fundit i kthehet Maestros: “Po ti ç’ke? Ke ndonjë problem?”.
Më pas Armaldo i tha se ka të drejtë kur Luizi i thotë asaj të bëjë gati valixhet.
Diola e akuzoi Maestron si një 47-vjeçar gënjeshtar, që mashtron një popull të tërë.