Disa nga deklaratat e rënda të Amos Zaharisë në “Big Brother VIP” shpesh herë bëhen virale në rrjetet sociale duke sjellë dhe reagimin e ashpër të publikut.
Gjatë “Prime”-t të së shtunës aktori kritikoi Armaldon për gjestet dhe ofendimet pasi ai përfaqëson një ‘njeri të artit’.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një video e Amosit gjatë një debati me Luizin, ku këngëtari vendos të largohet duke hyrë drejt shtëpisë ndërsa aktori qëndron në oborr.
Mirëpo në debat e sipër, Amos i kërkon atij të largohet nga shtëpia së bashku me Kiarën, të cilës iu referua me një fjalë shumë të rëndë.
“Krisu tani ti edhe ajo p*tana jote”, dëgjohet të thotë Amosi, ndërsa Luizi i kundërpërgjigjet: Ik kris b**ën”.
Mallkimet që të digjet bashkë me shaminë në një pishinë të mbushur me benzinë apo se do e lidhë në një pemë në mal duke qëndruar i zhveshur janë disa nga deklaratat e rënda të akorit.