Pas dy javësh, Partizani do të luajë kundër Tiranës derbin e radhës të kryeqytetit. Sfida është e vlefshme për javën e 24-të të Superiores dhe si gjithmonë pritet me mjaft interes. Megjithatë këtë herë pritet të shihet se ku do të vendoset të zhvillohet kjo ndeshje. Partizani tashmë ka kompleksin dhe shtëpinë e vet.

Nga ana tjetër kapaciteti i tij prej 4 mijë ulësesh nuk e përligj interesin e interesin për të qenë të shumtë në këtë sfidë. Drejtori sportiv Elton Marini ka folur në lidhje me këtë, teksa në panelin e Procesit Sportiv është shprehur: “Sa i përket vendndodhjes, ne jemi pritës.

Ne plotësojmë kushtet për të dhënë 5 përqindëshin e tifozëve. Nuk kemi vendosur, nuk kemi diskutuar akoma në klub sepse e kemi mendjen te Kukësi. Janë ende shumë ditë përpara”, tha ai.