Marrëdhënia e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” mes Kristit dhe Keisit ka krijuar shumë debate, për shkak të partneres që Kristi kishte lënë jashtë, Zaza.

Zaza, publikoi më herët dhe një bisedë që kishte pasur me banorin, për të vërtetuar lidhjen e tyre, duke pretenduar se biseda ishte zhvilluar më 24 dhjetor, pasdite, një ditë para hyrjes në BBVIP. I ftuar në Shqipëria LIVE, miku i Kristit, Olsi Abazi, ka deklaruar se Zaza po e bën gjithçka për vëmendje, ndërsa shtoi se Kristi është shumë i përfshirë me Keisin dhe se lidhja e tyre është e vërtetë.

“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka. Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze.

Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt. Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do. “- tha ai.