Ndeshja Elbasani-Pogradeci u ndërpre për shkak të tensionit dhe dhunës.

Në minutën e 5-të të takimit më të rëndësishëm në Grupin B në Kategorinë e Dytë, situata u tensionua së tepërmi, pasi arbitri i takimit Olsion Yzeiraj akordoi penallti për verdheblutë.

Lojtarët e Pogradecit kundërshtuan, e më pas sulmuan gjyqtarin. Sfida në “Elbasan Arena” u përfshi nga kaosi dhe rifilloi vetëm pas tetë minutash lojë.

Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e liqenorëve, Alfred Zefi. Nga pika e bardhë shënoi kapiteni Gava për Elbasanin, duke elektrizuar stadiumin.

Për mbarëvajtjen e rendit u angazhuan edhe FNSH si edhe Policia e Rendit.