Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë ndaj Petraq Milos.
Abazoviç thotë se janë marrë masa që nga momenti kur ka dal video, por thotë se Milo nuk ka respektuar rregullat dhe radhën në doganën e Murriqanit.
“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina.
Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.