Një punonjës i një subjekti pastrimi në terminalin e trageteve në portin detar Durrës është gjendur i vdekur në një kabinë që ndodhet në terminal.

Sot në mëngjes teksa ndodheshin në kabinë që shërben dhe si zyrë, punonjësi nuk është ndjerë mirë dhe kolegët e tij e kanë këshilluar që të mos dalë në punë por të qëndrojë aty. Kur janë kthyer e kanë gjetur të vdekur mbi një furnelë që mbanin për tu ngrohur.

Autoritetet kanë shkuar në vendngjarjes dhe nga kqyrja paraprake kanë arritur në konkluzion se punonjësi ka vdekur nga një infarkt akut.

Sidoqoftë trupi do ti nënshtrohet autopsisë ligjore për të vërtetuar shkakun e vdekjes. Nga të dhënat paraprake, punonjësi rezulton rreth 55 vjeç.