Ju mund të ndizni një shkëndijë emocioni në ditën e Shën Valentinit me një surprizë të thjeshtë dhe të bukur për parnerin tuaj.

Organizoni një aktivitet romantik ose gjeni një mënyrë argëtuese dhe kreative për të treguar dhuratat tuaja për Shën Valentin.

Një mënyrë shumë romantike për të rindezur romancën tuaj është të kaloni kohë në qiellin e hapur. Mund të merrni një batanije, të rehatoheni dhe t’i shikoni yjet.

Përgatitja e gjërave ushqimore ose edhe koktejve të ndryshëm për partnerin tuaj, mund t’i bëjë ata të ndihen shumë mirë.

Një gjë e mirë dhe e preferuar për Shën Valentin është edhe rikujtimi i takimit tuaj të parë.Ju madje mund të provoni të visheni njëjtë siç keni qenë të veshur në takimin e parë.

Ndonjëherë gjërat e vogla thonë më shumë. Për Shën Valentin bëjeni mëngjesin në shtrat një kënaqësi të vërtetë.

Edhe masazhi është një element shumë i mirë për këtë festë të të dashuruarve. Kjo do ta përmirësojë gjendjen shpirtërore, por edhe atë fizike të partnerit tuaj.