Hyrja e Shpatit në shtëpi ka vënë në lëvizje të gjithë banorët. Armaldo i tha Shpatit që ai të krijojë një marrëdhënie me Dean dhe të kalojë kohë me të.
Të njëjtën gjë tha dhe Tani, ndërsa shtoi se do e kujtoi gjithmonë si diçka të bukur, nëse arrin të krijojë një marrëdhënie.
Teksa djemtë po bisedonin, në dhomë erdhi edhe Dea. Armaldo, duke e ngacmuar atë, i tha se i shkëlqejnë sytë kur është pranë Shpatit.
Ai madje i tha Deas se do i pëlqente nëse ajo do kishte një lidhje me Shpatin brenda në shtëpi.