Largimi i papritur i Efit në mbrëmjen e së shtunës së kaluar ka trazuar ujërat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Favori që iu dha Dea Michelit nga produksioni për të nominuar tre konkurrent, nuk u prit aspak mirë nga banorët, por edhe nga të gjithë ndjekësit e këtij “reality shoë”. Aludimet, tensionet filluan të shfaqeshin në fytyrat e banorëve duke bërë që të shpërthejnë hipoteza të ndryshme. Por ?farë fshihet pas kësaj lëvizjeje dhe kush e detyroi produksionin të bëjë këtë ndryshim të papritur në minutat e fundit? Ka disa fakte që nxjerrin zbuluar produksionin me ikjen e Efit.
Mungesa e klipit përmbledhës të Efit
Për çdo të eliminuar në Big Brother “VIP”, transmetohet një klip përmbledhës me momentet kryesore të tyret në “BBV”. Ky klip nuk u transmetua për Kejvinën, pas eliminimi i tyre nuk ishte me nominim dhe produksioni nuk kishte përgatitur diçka. Por klipi nuk u transmetua as për Efin. Arbana tha se klipi nuk ishte gati pse eliminimini Efit ishte i papritur, por harroi se Efi ishte në nominim këtë javë me Luizin dhe Xhonatanin. Kështu duke u munduar ta fshehë lojën e pistë të produksionit, ajo e konfirmoi më shumë.
Zgjedhja e Deas dhe “përgjimi” nga Luizi
Fjalët që qarkullojnë thonë se kanë qenë Olta, Amos, Dea dhe Tea ata që kanë kërkuar largimin e Efit nga gara ose në të kundërt të katërt do të dalin menjëherë nga shtëpia duke e lënë lojën përgjysmë. Pak ditë më parë Luizi tregon se ka dëgjuar Oltën duke folur në dhomë të rrëfimit. Nga mënyra se si ai ja tregon Kiarës dhe Efit, duket se është diçka që i ka bërë me të vërtetë përshtypje. Prej ditësh Olta ka folur me banorët e tjerë për një largim të mundshëm të Efit, pasi vetëm në këtë mënyrë Luizi do të dobësohej. Me grupin e saj ajo ka folur për zinxhira shpëtimi, për të nxjerrë Efin jashtë shtëpisë
Olta i hedh benzin zjarrit
Për ta bërë situatën më konfuze Olta Gixhari teksa bisedon me Armaldon dhe Dea, shprehet ndër të tjera se produksioni i ndryshon vet biletat e kthimit. Ajo ka marrë si shembull dy konkurrentët e vitit të kaluar Donaldin dhe Ilirin duke shtuar se “Vëllai i Madh” i ka në dorë të gjitha.
Karrigia e tepërt
Luizi është ndër banorët e parë që zgjohet dhe ndër të fundit që fle, është gjithë kohën aktiv duke vëzhguar të tjerët, analizon nominimet me “laps e letër”. Atij nuk i ka shpëtuar dhe një detaj tjetër që nxjerr zbuluar produksionin pas ikjes së Efit. Luizi vë në dukje se darka e shtruar pas “Prime” kishte 12 karrige, kur ndërkohë këta janë 11 banorë ,(nënkupton që do të ishte pjesë dhe Efi në atë darkë) Aludimet që produksioni po përdor taktika presion nuk është e vështirë të evidentohet,presim ndonjë informacion nga ish banorja Efi në ndonjë intervistë për më shumë ‘dritë’.