Sirena angleze për Neymar! Todd Boehly, pronari i Chelsea, pasi ka paguar tashmë 500 milionë stërlina përforcime për skuadrën, dëshiron të sjellë edhe kampionin brazilian në Londër.
Sipas “Le Parisien”, manjati amerikan do të ishte takuar me shefin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi në Paris të martën për të folur për një transferim të mundshëm të sulmuesit verën e ardhshme.
Boehly është një admirues i madh i lojtarit dhe nuk do të kursehet ta transferojë në Londër.