Kristi ka folur disa herë për jetën private gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Ai ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj.
Mirëpo që pas hyrjes së Keisit në shtëpi, Kristi nuk e ka mohuar pëlqimin që ka për të. Vetëm së fundmi, ai është shprehur se do i pëlqente të krijonte një marrëdhënie të vërtetë brenda shtëpisë. Kjo deklaratë ka bërë jo pak konfuzë fansat të cilët pyesin në komente “po me lidhjen jashtë çfarë u bë?”.
“Kam qenë shumë skeptik për të krijuar një marrëdhënie këtu brenda, jam ende, jam njeri që bën shumë kujdes me këto gjëra. Se unë jam tallur me dashuri, jam tallur me femra, me goca, jam tallur me këtë nocionin e dashurisë, jam tallur shpesh dhe kam kuptuar që nuk është gjë për t’u tallur, është një gjë që duhet të merret seriozisht në një moment, është gjë që mua si person këtu brenda do ishte shumë gjë e mirë të gjeja një marrëdhënie të vërtetë këtu brenda”, u shpreh Kristi.