Çmimi i Big Brother nuk është më 100 mijë euro. Nga dita në ditë çmimi i madh është ulur pasi banorët kanë thyer rregullat. Sot ata janë komunikuar me provën e rradhës, e cila konsiston në mos reagimin e tyre sa herë diçka e çuditshme të ndodhë në shtëpi.

Nëse e fitojnë provën çmimit i shtohen 10 mijë euro. Ndërkohë në ekran banoreve iu shfaq sesa ka shkuar aktualisht çmimi i madh, i cili gati është përgjysmuar.


Çmimi i Big Brother ka shkuar në 52 mijë euro, shifër që i ka shokuar banorët.

Më pas ata e kanë marrë situatën me humor, ku Luizi ndër të tjera i ka bërë të qeshin duke thënë se do ofendojë ndonjë që çmimi të shkojë fiks 50 mijë euro.