Të gjithë në ndihmë të Turqisë. Edhe talebanët kanë dhënë ndihmën e tyre financiare në para “cash” për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit.

Mediat në Turqi shkruajnë se Matiul Haq Halis, kryetar i Gjysmëhënës së Kuqe afgane, i ka dorëzuar ambasadorit të Turqisë në Afganistan, Cihad Erginay, rreth 50 mijë dollarë të futura në një qese plastike, ndërsa përcolli ngushëllimet e tij për popullin turk.

Javën e kaluar, menjëherë pas tërmetit, Ministria e Punëve të Jashtme të Afganistanit deklaroi se do të dhuronte 160 mijë dollarë për Turqinë dhe Sirinë.