Eksperti Thomas Moore, është shprehur se i duket e habitshme sesi disa ndërtesa në Turqi janë të padëmtuara nga tërmeti, ndërsa të tjerat janë kthyer në rrënoja.
Sipas mediave të huaja, ai thotë se shembjet e ndodhura tregojnë se ndërtimet në fjalë kanë qenë të dobëta dhe sipas tij, nëse muret nuk janë të fiksuara siç duhet në dysheme dhe tavane, ndërtesa bie si një “shtëpi prej letrash” kur toka dridhet.
Sipas ekspertit, nuk ka gjasa që shumë njerëz të mbijetojnë në “një ndërtesë të mbushur me petulla”, kështu që sipas tij, numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet në ditët në vijim.
Ndërtesa të tjera janë dëmtuar nga tërmeti fillestar dhe po shemben pas lëkundjeve të tjera.
Kjo gjë sipas ekspertit, e bën atë jashtëzakonisht të rrezikshme për punonjësit e shpëtimit.
Kujtojmë se numri i viktimave deri në këto momente i ka kaluar 2500 dhe tendenca është që ky numër të vijojë të rritet, pasi shumë persona ndodhen ende nën rrënoja.