I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë producenti i njohur, Elgit Doda.
Ai i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që të gjithë ne si publik kishim në lidhje me këngën e re të banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli. Si lindi ky bashkëpunim? Si arriti të përfundohej në një kohë rekord? Si arriti të realizohej kaq bukur?
Duke parë të gjithë gjënë që po ndodh aty brenda, që besoj e ka parë e gjithë Shqipëria. Nuk ishte gati ‘demo’-ja, nuk kam pasur asgjë gati dhe e gjitha është bërë për gjysmë ore si vijë melodike dhe më pas jam marrë me tekstin një gjysmë dite për ta mbaruar. E vendosëm që do të bënim një këngë njëherë bashkë me stafin e “BBV” dhe pastaj unë veprova me tekstin dhe me melodinë. Teksti është shkruar nga vetë Elgiti?
Teksti është shkruar nga unë por gjatë gjithë kohës që kam parë ‘Big’-un kam marrë disa fjalë kyçe që i ka thënë vetë Luizi si psh: “Merri sytë e mi, shikoje veten”.
Si arriti që të realizohej për vetëm 30 minuta?
Frymëzimi është ajo gjëja që ti shkon në studio me idenë që do krijosh një gjë. Unë kam diçka shumë të mirë, e marr direkt përgjegjësinë e dikujt tjetër për ta kthyer në këngë dhe kjo është një dhunti. Edhe direkt ndjesinë e atij djalit që e kam parë në rrjetet sociale, ia mora ndjesinë direkt edhe ia ktheva në këngë.
A ka shkuar Elgiti në Dhomën e Rrëfimit dhe ka takuar Luizin?
Unë kam shkuar tek dhoma e rrëfimit vetëm kur i kam marrë zërin. Çështja është që Luizi ndoshta nga cigarja e tepërt dhe abuzimi pak aty brenda ka pasur pak zërin e çjerrë dhe e gjithë gjëja është që mua mu desh që t’ia merrja këngën shumë shpejt. Ai ka bërë prova me veten e tij por pa më pasur mua aty dhe zëri ka qenë për t’u marrë shumë shpejt.
Si e priti vetë Elgiti këtë sukses?
E dija se çfarë do të ndodhte, nuk është një gjë që nuk parashikohet ajo gjëja. Sigurisht më vjen mirë, kur t’i mundohesh të bësh atë artin tënd dhe sigurisht që ta shfaqësh atë duke ia dhënë dikujt që ndoshta për momentin ka influencë dhe kjo është diçka shumë e bukur edhe për të ndryshuar rrjedhën e disa gjërave në muzikë.
E njihje Luizin më parë?
Jo, hera e parë.