Pak kohë më parë në media u raportua se Fero dhe Arbenita mund t’i kishin dhënë fund martesës. Dyshja e hoqën njëri-tjetrin në rrjete sociale pasi modelja zbuloi se Neymar i kishte shkruar.
Lajmi u konfirmua më vonë nga vetë Fero gjatë një videoje live ku shprehej me nota tallëse: M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur.
Së fundmi Arbenita i hodhi poshtë lajmet e ndarjes dhe po ashtu Fero ka zbuluar se bashkëshortja e tij nuk ka komunikuar me Neymar. Ai ka treguar përmes një postimi se Neymar i ka shkruar Arbenitës, por ajo as nuk i ka kthyer përgjigje e as nuk ja ka pranuar mesazhin.