FIFA organizoi mbrëmjen e djeshme në Paris eventin për ndarjen e çmimeve për më të mirët në futboll për vitin kalendarik 2022. ‘FIFA The Best’ kishte vëmendjen maksimale edhe për votat e trajnerëve dhe kapitenevë të kombëtareve, si edhe për përfaqësuesit e mediave.

Ka qenë shumatorja e tyre që në fund ka nxjerrë Lionel Messin si më të mirin në botë për 2022, me Cristiano Ronaldon që nuk ishte as në formacionin më të mirë.

Lionel Messi fitoi me 52 pikë, duke lënë pas Mbappe me 44 dhe Benzema me 34 pikë. Si kapiten i Argjentinës, Messi votoi si lojtarin më të mirë Neymar, më pas Mbappe dhe Benzema.

Nga ana tjetër, kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo votoi me “inat”, duke renditur të parin Benzema, më pas Modric dhe Mbappe, duke mos i dhënë pikë Messit.

Votat e Cristiano Ronaldos / Benzema, Modric, Mbappe

Votat e Lionel Messit / Neymar, Mbappe, Benzema