Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.
Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” krah Salsanos dhe Xhemit.
Fjoralba është mjaft aktive me postime në rrjete sociale dhe së fundmi e kemi parë tepër të angazhuar me komente në llogarinë e saj personale në Instagram lidhur me këtë edicion të ‘BBV’. Në Instastory-n më të fundi ajo ka ‘dy fjalë’ edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejt drejtuar Kristit, i cili po fillon një histori dashurie me Keisin brenda në shtëpi, por mesa duket ka ende një lidhje të pambyllur jashtë.
E kuptoj konceptin që dashuria ndodh… të vjen papritur e më the të thash, por më dëgjo, Ide e çmendur: Po sikur të ndani ato që keni në shtëpi njëherë, pastaj të hidheni tek tjetra?!