Real dhe Barca, dy klubet e mëdha spanjolle, qëndruan në heshtje në këtë merkato dimri, asnjë afrim i rëndësishëm. Klubi blaugrana mund t’i gëzohet fakti që arritën të regjistrojë kontratën e Gavi-t:
Firmos Gavi, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë. Jo vetëm firma me talentin spanjoll, Xavi i gëzohet faktit që më në fund rikthehet në dispozicion edhe Robert Lewandowski-n.
As Real Madrid nuk arriti të vinte në jetë ndonjë lëvizje të rëndësishme, plani i tyre shkon më larg, në verë, ku do të tentojnë të realizojnë ndonjë blerje të bujshme. Presidenti Perez është i fiksuar pas idesë për të transferuar në Madrid “bomberin” norvegjez, Erling Haaland.
E përditshmja sportive AS ka realizuar një intervistë me Rafaela Pimenta, agjenten e Haaland. Në intervistën e sajë, Pimenta theksoi se Haaland është një lojtar i cili vlen 1 miliard euro, duke përfshirë në çmim rendimentin e tij në fushë, golat, rezultatet sportive, moshën, famën dhe sponsorët. Deklarata e Pimenta bëri xhiron në mediat evropiane.