Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke nisur nga debati për legjitimitetin e vulës dhe logos se kujt i takon Partia Demokratike, çështja e shumëpërfolur e “McGonigal” ku është përfshirë dhe kryeministri Edi Rama dhe deri tek paralajmërimet e Berishës e Metës për protesta dhe rrëzimin e qeverisë.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, Çupi tha se Gjykata nuk ka asnjë mundësi që të çregjistrojë Partinë Demokratike që u krijua në dhjetor 1990 dhe sot ajo është nën emrin e Lulzim Bashës. Nga ana tjetër, Çupi shprehet se Edi Rama nuk ka asnjë akuzë në akt-akuzën që Departamenti i Drejtësisë i SHBA i bën zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal. Sipas analistit, Berisha dhe Meta sajojnë e fantazojnë rreth kësaj të vërtete kushtetuese e shtetërore dhe plani i tyre është që të hedhin dyshime mbi institucionet e Amerikës.

Gjithashtu, Çupi u shpreh se ka marrë vesh se, në protestën që do të organizojë dyshja-Meta Berisha do të marrë pjesë edhe Agron Neza, miku i McGonigal. Sipas tij, “në datë 11 shkurt do të dalë të flasë në tribunë rreth shpifjeve të Saliut dhe Ilirit. Tani është prezenca Amerikane këtu, nuk ka vend për destabilizues, të korruptuar dhe terroristë”, shprehet Çupi.

-Zoti Çupi, ne PD zien debati për legjitimitetin e vulës dhe logos. Sipas jush kush ka të drejtë grupi i Berishës apo Alibeajt?

Të drejtën ligjore e shpall Gjykata; të gjithë hyjnë në punën e tjetrit kur thonë se ‘kujt i takon e drejta’. Vetëm në lojërat e fëmijëve mund të bëhen këto gjyqësi pa gjykatë. Presim vendimin e Gjykatës, e pastaj flasim. Ose edhe mund të mos ketë asnjë vendim gjykate; dhe kjo do të ishte më e vërteta.

Gjykata nuk ka asnjë mundësi që tëçregjistrojë Partinë Demokratike që u krijua në dhjetor 1990. Kjo është nën emrin e LulzimBashës sot… Nuk ka asnjë mundësi që tëçregjistrojë PD-në sepse nuk dimë të ketë kryer ndonjë krim ose të ketë shpallur program që bie ndesh me Kushtetutën.Gjykata ka mundësi të regjistrojëPartinë Foltore, nëse këta duan të legalizohen. Kaq është.

-Gjithashtu një tjetër debat ka të bëjë për dosjen “McGonigal”, ku është përfshirë një ish-agjent i FBI dhe kryeministri Edi Rama. Sipas jush sa i rrezikuar ështëRama?

Edi Rama nuk ka asnjë akuzë në akt-akuzën që Departamenti i Drejtësisë i SHBA i bën zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal. Edi Rama nuk ka asnjë lidhje jashtë ‘barkut’ të detyrës zyrtare me funksionarin e lartë të FBI. McGonigal ishte një zyrtar shumë i lartë i FBI. Shqipëria ka një bashkëpunim të domosdoshëm me FBI, CIA, DEA dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.Tani që mësojmë se zyrtari i lartë i FBI paska ardhur në zyrën e kryeministrit Rama, ndihemi më mirë- faktikisht, se ‘puna kundër krimit qenka serioze’.

Shumë njerëz në këtë vend po dyshojnë se mos vallë po ‘dështon’ edhe SPAK, edhe BKH, edhe reforma në drejtësi. ‘Dyshojnë sepse janë tharë nga etja për Drejtësi, gjithë ky popull është tharë. Tani edhe një herë po marrim vesh gjëra që edhe nuk i takojnë qytetarit të thjeshtë, se ‘FBI bashkëpunon ngushtë me qeverinë shqiptare’.

Kjo është ajo e vërteta.Këtu kuptohet se Berisha dhe Meta që sajojnë e fantazojnë rreth kësaj të vërtete kushtetuese e shtetërore, këta e bëjnë sepse duan të hedhin dyshime mbi institucionet e Amerikës. Këta e kanë me Amerikën, jo thjesht me Ramën. Ëndrra e tyre është të ‘degradojmë Amerikën’, sepse vetëm kështu ‘dordolecët e Tiranës anti- amerikane’ mund të shkëlqejnë me krimet e tyre.

-Berisha dhe Meta kane thirrur një proteste me 11 shkurt, ku kauza është përmendja e emrit te kryeministrit Rama në dosjen e ish-zyrtarit të FBI. A mendoni se qytetarët do mbushin sheshin?

Kjo nuk është kauzë për protesta. Në një vend ku ka njerëz normal, këta njerëz ‘normal’ nuk bëjnë protesta politike, aq më pak protesta për të shpëtuar ‘o-le- le, menderen’. Kam marrë vesh se atë ditë në protestë do të marrë pjesë edhe Agron Neza, miku i McGonigal, i përmendur aq padrejtësisht këto ditë.

Agroni ka mbërritur në Tiranë, me sa jam informuar. Në datë 11 shkurt do të dalë të flasë në tribunë rreth shpifjeve tëSaliut dhe Ilirit.Tani është prezenca Amerikane këtu, nuk ka vend për destabilizues, të korruptuar dhe terroristë.

-Berisha kërcënon deri ne mosbindje civile, nëse Rama nuk dorëhiqet. Ekziston mundësia qëprotesta e opozitës tëdegjenerojë në dhunë?

Berisha nuk ka si kërcënon, se Berisha nuk ekziston. Nuk ekziston as si faktor politik, as si prijës terroristësh, as si kapter, as si politikan, as si kryetar partie… E vetmja gjë që mund të kërcënojë Berisha janë fëmijët e tij që i mori në qafë kur i nisi për ‘gjah’ kundër djersës së popullit.

Por një gjëështë e vërtetë: Berishën po e mbajnë në ajër si lugat mediat. Katër herë në ditë ndodhet në ekrane. Duke qenë asgjë për interesat publike. Dhe duke qenë njeriu më i rrezikshëm për paqen, stabilitetin dhe njeriun në këtë vend.

-Ndërkohë Berisha duket se ka ndryshuar kurs, pasi dikur gazetën “New YorkTimes” që nxori skandalin e Gërdecit e cilësonte letër higjienike, ndërsa tani që ka shkruar për skandalin “McGonigal” e vlerëson. Si ka mundësi që kemi një Berishë me dy standarde?

Berisha nuk ka ndryshuar kurs. Së pari sepse Berisha nuk ka as ka pasur kurs. Berisha nuk ka as ide, as teori, as projekte, as vizion. Berisha, me ça t’i dalë përpara, e t’i sulet e ta rrënojë ‘ se ç’e pren’ e se ç’e vranë,Ç’e shkretuan anembanë,/ Nënë thundrën e përdhunës/ Anës Vjosës, anës Bunës!’. Sakatosur, çarmatosur, As i gjallë’ as i varrosur.- Ky është ky shoku që po flisni. Në Athinën Antike zjarrvënësit dënoheshin me ‘ndalimin që t’u përmendej emri!’