Qazim Laçi ka gjetur asistin e parë në kampionatin çek të futbollit. Mesfushori i kombëtares shqiptare, u transferua në janar nga Ajaccio te Sparta e Pragës.

27-vjeçari dibran la shenjën e tij në fitoren 3-0 ndaj Jablonec. Laçi u fut në fushë në minutën e 29’, ndërkohë që dhuroi asistin e golit të tretë.

Lojtari shqiptar pasoi për Lukas Haraslin në minutën e 71’. Sparta renditet në vendin e tretë me 42 pikë. Slavia kryesuese është pesë pikë larg.