Nata “prime” e së martës në Big Brother ishte e mbushur plot debate, të qeshura dhe emocione të forta. Një ndër suprizat e veçanta që iu bë Olta Gixharit ishte videomesazhi i djalit të saj i cili e emocionoi shumë aktoren. Moderatorja Arbana Osmani i tregoi Oltës se video ishte realizuar jashtë ambienteve të shtëpisë së Big Brother Vip, pasi djali i saj kishte ardhur nga Spanja dhe ndodhet në Tiranë. Fakti që vogëlushi i saj ndodhet këtu, bëri që Olta nga kurioziteti i madh të pyeste moderatoren se nëse me djalin ishte dhe bashkëshorti i saj, apo ky i fundit ndodhej në Spanjë. Kjo pyetje e aktores e vendosi jo pak në siklet Arbanën e cila në ato momente nuk dinte se çfarë përgjigje ti jepte.
Pjesë nga biseda:
Olta:Një falenderim shkon për vjehrrën time që kujdeset në mënyrë të palodhur për djalin tim. Edhe për mamin tim që jam e bindur që është pranë djalit tim në këto momente. Ju puth të dyjave hsumë dhe nuk e di çfarë do kisha bërë pa ju të dyja.
Pyetja tjetër tani, burri im është vetëm në Spanjë?
Arbana: A tani kërkon shumë nga jeta.
Olta: Epo merru pak, ku, si, kë
Arbana: Të merrem unë?
Olta: Të merresh, të kam dhënë lejën
Arbana: Je në terezi moj?
Olta: Ta pyesni moj ku shkon ku rri