Një prej gazetarëve pranë opozitës, Klodian Tomori, e ka konsideruar si shumë të mundur që lista e dalë ku pretendohet se janë anëtarë të aplikacionti ‘Aktivisti’ të PS, mund të jetë e manipuluar.
”Pikepyetjet e nje liste
Nje dite pas daljes se listes se Aktiv1st ka patur dy reagime nga qeveria. Se pari nga Etjen Xhafaj pastaj vet Kryeministri. Te dy thane qe lista eshte e manipuluar dhe se Partia Socialiste do ta ndjeke ceshtjen penalisht. Pati dhe nje reagim te trete nga zevendeskryeministrja, i cili ishte pak me kontradiktor. Zonja Balluku pas mbledhjes se qeverise tha qe nese ndonje prokuror eshte bere kurioz dhe e ka shkarkuar aplikacionin kjo nuk ka asgje te keqe.
Gjithsesi ka disa arsye te besohet se lista mund te jete e manipuluar. Une sot kam arritur te verifikoj te pakten nje person, qe e ka emrin ne liste, por nuk e ka shkarkuar asnjehere aplikacionin. Dhe meqe dje kam bere nje shkrim nisur nga lista qe qarkullonte ne internet per pranine aty te prokuroreve dhe gjyqtareve sot kam minimalisht detyrimin te kerkoj falje sepse pa dashje mund te kem kontribuar ne shperndarjen e nje lajmi te rreme.
Autenticiteti ose jo i listes me gjasa do te marre pergjigje perfundimtare shume shpejt. Por keto dite duhet patur shume kujdes. Ka nje dore qe ditet e fundit po hedh lajme pafund ne treg, ca fake, ca gjysme te verteta dhe arsyeja se pse po behet kjo nuk eshte e veshtire per t’u kuptuar”, shkruan ai.