Saskia Goes, profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial në Londër është shprehur se tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë nuk janë një fenomen i zakonshëm. Mëngjesin e së hënës më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë prej 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë shoqëruar disa orë më pas me një tjetër goditje të fortë 7.6, la pas 28 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.
Profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial u shpreh se tërmetet shkaktojnë shumë pasgoditje me magnitudë më të vogël, por lëkundja e tokës së 6 shkurtit solli paslëkundje të fuqishme. Ndërkohë zyrtari i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) Orhan Tatar tha të shtunën se tërmeti me magnitudë 7.7 bëri një efekt dhe lëshoi energji aq të fuqishme sa 500 bomba atomike duke shtuar se tërmeti i parë me magnitudë 7.7 ballë ka zgjatur 65 sekonda, ndërsa tërmeti i dytë ka qenë 45 sekonda.
“E barabartë me 500 bomba atomike”
Tërmetet goditën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 qytete duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial në Londër tha se tërmeti i vitit 1939 në Turqi, i cili goditi provincën lindore të Erzincanit, i bëri tërmetet e ardhshme më të mundshme.