Romelu Lukaku ishte një nga protagonistët e Interit në triumfin shtëpiak në Serie A ndaj Udinezes. Zikaltërit triumfuan me shifrat 3-1 teksa një prej autorëve të golave ishte sulmuesi belg, me Lukakun që pati një dedikim special për mikun e tij Christian Atsu i cili u gjend i vdekur nën rrënojat që shkaktoi tërmeti shkatarrimtar në Turqi.
Së bashku, Lukaku dhe Atsu u takuan kur luanin tek Everton në Premier League me sulmuesin që pas ndeshjes u shpreh se ish-futbollisti ishte një shembull i përulësisë.
“Ke qenë gjithnjë një shembull i përulësisë dhe dashurisë ndaj Zotit. Gjithashtu edhe për mënyrën si je stërvitur dhe për dashurinë që i ke dhuruar gjithnjë familjes e fëmijëve të tu. Shpresoj që Zoti t’iu japë atyre forcë dhe të bekoftë zemrën. Do të dua shumë përgjithnjë”, ishin fjalët e Lukakut.