Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, ka rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve,, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.
Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.
Diola është mama e tri vajzave, ndërsa pak kohë më parë u divorcua nga bashkëshorti, pas një martese 12-vjeçare.