Sipas parashikimit të horoskopit për muajin Mars nga astrologia Krisanthi Kallojeri, përpara do të kemi një periudhë të qetë, pa lëvizje tronditëse të planetëve. Ndikimi i fortë i shenjës së Peshqve, kalimit të Saturnit në to, lidhjes Afërditë-Jupiter në Dash dhe fazave të Hënës, paraqiten mundësi të reja përfitimi për shenjat.
Dashi – Muaji fillon shumë bukur për ju pasi në datën 2 dhe 3 Afërdita bashkohet me Jupiterin në shenjën tuaj dhe ju kriijon kushtet për të patur fat, dashuri, do jeni shumë tërheqës dhe me kalimin tuaj, keni mundësi të përfitoni nga gjithë kjo situatë pozitive që krijohet, qoftë personale ose profesionale. Me Hënën e plotë të muajit në datën 7 kujdesuni më shumë për shëndetin, shmangni prapaskenat dhe jini të kujdesshëm në mënyrën si do ta përdorni fjalën. Të mirat i keni përpara pasi pas datës 20 me kalimin e Diellit në shenjën tuaj dhe me Hënën e re në datën 21 Mars keni mundësi për fillime të reja, dinamike, të nxirrni në pah forcën por paralelisht duhet të menaxhoni impulsivitetin, ekzagjerimet dhe të jeni të kujdesshëm në negociatat në datat 14-18 Mars. Me kalimin e Saturnit në shenjën e Peshqve në datën 7, përmes një introspektimi, do të bëni një seleksionim të kujdesshëm të situatave të jetës dhe do të mbani ato që ju lejojnë të shkoni me para.
Demi – Marsi do të jetë shumë i rëndësishëm për ju, por në përgjithësi pa probleme të veçanta dhe këshillohet të ecni përpara me takt, mençuri dhe strategji. Hëna e plotë në shenjën miqësore për ju të Virgjëreshës ju sjell pranë njerëzit tuaj të dashur, të papritura të këndshme, dashuri, nëjfarë romantizmi dhe erotizëm. Një projekt i juaji do të përfundojë ose do të marrë rrugën e botimit, ndërkohë që në sferën financiare duhet të evitoni iniciativat me risk, sidomos me Hënën e plotë në datën 7 dhe në datat 14-18 Mars. Me Hënën e re në 21 Mars organizoni planet pa zhurmë dhe në mënyrë diskrete që do jenë shumë të dobishme në muajin e ardhshëm dhe veçanërisht pas datës 20 Prill. Kalimi i Saturnit te Peshqit ju fton të bëni plane afatgjata dhe të mbështeteni në miq të vërtetë e të fortë dhe paralelisht të punoni kolektivisht.
Binjakët – Marsi do të jetë muaj me kërkesa të larta dhe ju do të vazhdoni të luftoni me të njëjtin pasion që keni që në Gusht që po bëni përpjekje për të konsoliduar pozitat tuaja ose për të arritur ato që doni. Me Hënën e plotë në datën 7 Mars, përqendrohuni te aksi familje-punë, evitoni konfliktet, tensionet dhe mos u dëshpëroni dhe mos dorëzoni armët në qoftë se shikoni që përpjekjet tuaja nuk do të zënë vend në datat 14-18 Mars. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës nuk duhet të harrojnë se jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Të lindurit në ditët e para të shenjës ka ardhur koha të ngrini përgjegjësinë e duhur dhe të tregoni talentet, aftësitë në fushën profesionale sepse aty do të jepni prova për 2 vitet e ardhshme dhe për 2023 ju të lindurit në 7 ditët e para të shenjës. Me Hënën e re në datën 21 do të vini synime të reja, do të punoni shumë për të arritur ato por mos harroni se keni edhe mbështetjen e miqve por edhe të njerëzve që ju duhen në projektet tuaja.
Gaforrja – Deri në datën 16 Maj duhet të fokusoheni në potencialin tuaj çfarë ka të bëjë me fushën profesionale, me jetën tuaj shoqërore, sociale, me atë pjesë që ju bën të dalloni nga të tjerët. Marsi ju krijon këto kushte nga çdo piëkpamje dhe në të gjitha fushat. Me Hënën e plotë në datën 7 një ëndërr juaja do të realizohet. Probleme ose konflikte që mund të lindin me njerëzit e rrethit tuaj që ndani jetën e përditshme, duhet të jeni të kujdesshme. Me Hënën e re në datën 21 keni mundësi të bëni fillime të reja dinamike, por kujdes nxitimin dhe impulsivitetin. Saturni që kalon në datën 7 te Peshqit ju krijon kushte ju që keni bërë fillime dhe keni vendosur jetën në një vijë, të forconi pozitat dhe të bëni baza më të forta. Ju që tani do bëni fillime të reja, do jenë në baza të forta dhe është mirë ta bëni pas datës 22 Mars. Shkëlqeni gjatë kësaj periudhe kudo që shkoni dhe mund të realizoni e arrini atë që dëshironi dhe të tërhiqni çfarë ju pëlqen dhe doni.
Luani – Kaluat nga një periudhë disi e vështirë, me pengesa dhe erdhët në dilemë me rishikime se çfarë kishte të bënte me këtë pjesën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Me Hënën e plotë në datën 7 të muajit të jeni më të përqendruar në fushën financiare dhe të menaxhoni mirë anën ekonomike, mos bëni lëvizje financiare dhe mo nënshkruani nga data 15-19, ka disa aspekte të vështira. Ky muaj ju favorizon sepse keni Jupiterin dhe Afërditën në Dash dhe ju krijon në shtëpinë e pestë një lidhje harmonike, fat, shanse, mund të nxirrni gjithë potencialin e talenteve dhe mos harroni se vështirësitë janë në fund e do mbarojnë. Përpiquni që çështjet që dalin t’i menaxhoni. Me Hënën e re në datën 21 Mars fati, dashuria, argëtimi janë me ju.
Virgjëresha – Vlerësoni mirë situatën me Hënën e plotë te shenja dhe mund të bëni ndryshimet që deri më tani nuk i keni bërë, të shkëputeni nga disa vese, të nisni një dietë etj. Kryesorja është që të lindurit në 10-ditëshin e tretë dhe kryesisht në datat 14-18 të përqendrohen më tepër në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve dhe të evitoni keqkuptimet ose konfliktet që mund të keni. Me Hënën e re më 21 Mars do përqendroheni në fushën financiare ku do keni fitime nga të tjerët. Nga data 7 Mars e për 2 vitet në vijim, përqendrohuni te marrëdhëniet, sidomos të lindurit në 7 ditët e para të shenjës. Mos prishni marrëdhëniet pa u menduar mirë.
Peshorja – Marsi nis shumë bukur, datat 1-3 do keni mundësi të njihni persona të rinj, të bëni marrëdhënie, të dashuroni, të ndiheni mirë, por deri në datën 20 përqendrohuni te jeta e përditshme, jini korrektë, evitoni kaosin që mund të paraqitet sepse do të udhëheqë në një prapaskenë. Kujdesuni për shëndetin, reduktoni stresin dhe pas datës 20, me Hënën e re në datën 21 krijohen kushte të shkëlqyera për marrëdhënie, bashkëpunim, mund të bëni një marrëdhënie afektive ose një martesë, pse jo. Saturni nga data 7 do të ndikojë në jetën tuaj të përditshme dhe aty për dy vite do keni përgjegjësi më të mëdha dhe disa pengesa që do i kapërceni nëse jeni të disiplinuar.
Akrepi – Marsi do të jetë pozitiv, kreativ dhe efikas. Gjatë muajit do shfrytëzoni mirë potencialin që keni në jetën tuaj të përditshme, do ta organizoni në mënyrë të tillë që të jetë sa më konstruktive. Hëna e plotë në datën 7 është erotike për ju dhe në të njëjtën kohë do hyni në një periudhë ku do jeni shumë përzgjedhës me ata që do vendosni në zemrën tuaj. Do të zgjidhni me kujdes dhe seriozitet njerëzit, e keni tipar por tani bëhet akoma më e theksuar sepse Saturni kalon në shtëpinë e tyre të pestë që ka të bëjë me dashurinë. Me vështirësi do të realizojnë një vepër dhe do të bëhen akoma më seleksonues në kush do jetë partneri i tyre dhe me atë që do gjejnë do lidhen, sidomos ata që janë të lindur në 7 ditët e para të shenjës. Pas datës 21 të përqendrohen në fushën financiare dhe të bëjnë një planifikim të ri për punën, kush ka nevojë për të ka mundësinë ta gjejë tani dhe nga data 20 Mars e tutje me Hënën e re. kujdes sepse mund të nxitoheni në investime në datat 14-19.
Shigjetari – Do jetë një muaj romantik e kreativ që nis shumë bukur pavarësisht se mund të keni disa konflikte e pengesa deri në datat 18-20. Këto pengesa janë në akset kryesore të jetës tuaj, në familje, në punë, në marrëdhëniet tuaja, por me Hënën e plotë vendoset theksi në sferën profesionale dhe do të keni bashkëpunime fitimprurëse nëe nuk hyni në konflikte. Në datën 21 keni shanse shumë të mira për krijime, dashuri, fillime të reja dinamike, të lindurit në 7-10 ditët e para do të merrni një barrë përgjegjësie lidhur me çështjet familjare që do të ndikojnë edhe në fushën profesionale. Jini të disiplinuar dhe çdo gjë kalohet, por do forconi më tepër pozitat.
Bricjapi – Deri në datën 20 të muajit do të jeni veçanërisht të zënë duke promovuar gjithçka që ju intereson. Lëvizjet, përditshmëria, kontaktet do të karakterizojnë gjithë periudhën ku klima në mjedisin familjar do jetë e ngrohtë. Saturni në shenjën e Peshqve ju bën thirrje të rishikoni mënyrën që komunikoni me të tjerët që t’i shërbejë evolucionit tuaj dhe të menaxhoni marrëdhëniet me të tjerët. Fjala juaj tani që nga data 7 Mars dhe për 2 vjet e gjysmë do ketë peshë, të dini si dhe ku ta përdorni. Me Hënën e re në Dash do të keni fillime të reja dinamike, kujdes në lëvizjet me pronën, mirë është t’i bëni pas datës 20-22 Mars.
Ujori – Me vëmendje të përqendruar te sektori financiar ju gjen Marsi, do keni fitime por duhet të keni kujdes si do i menaxhoni gjërat pas Hënës së plotë në datën 7 dhe kryessht në datat 14-18 Mars. Për ata që duan të blejnë një makinë, mirë është ta blejnë pas datës 21. Saturni më në fund përfundon udhëtimin në shenjën tuaj, ju po plotësoni një periudhë maturie ku ripërcaktuat prioritetet tuaja dhe morët mësimet e duhura që tani do i vini në zbatim. Në datën 24 Plutoni kalon në shenjën tuaj ku për 20 vjet do të jeni nën ndikim dhe do të sjellë ndryshime graduale që nuk do ndjehen nëse nuk merren me një veprimtari.
Peshqit – Muaj i rëndësishëm për ju, përqendrohuni te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, jini tolerantë dhe do merrni përgjegjësi. Të jeni sa më të disiplinuar se nuk jeni shumë. Përfitoni që t’i jepni formë ëndrrës, fantazinë dhe disiplinë, dy vite janë, do kalojnë sepse keni nevojë të mblidheni pak. Do keni përfitime financiare, por kujdes të lindurit në 10-dittëshin e tretë të shenjës, mos bëni lëvizje të nxituara në datat 14-19 Mars.