Dashi

Nëse keni disa plane të pazakonta për muajt në vijim, bindni ata që kanë rëndësi t’i marrin në konsideratë tani. Përfitoni sa më shumë nga bashkëpunimi me të tjerët. Nëse, në vendin e punës, ndjeni se po rritet tensioni, kaloni në tema më pak stresuese.

Demi

Mund të bëni shumë për të ndihmuar një njeri që lufton për t`u futur në rrugën e duhur. Duhet të jeni shumë diplomat në mënyrën se si i ofroni udhëzime. Pavarësisht qëllimeve tuaja të mira, ju mund t’i bëni ata të ndihen jo mirë dhe të mendojnë se janë të dështuar. Disa njerëz janë më të ndjeshëm se sa duken.

Binjakët

Në situatat që ju shqetësojnë, do të ndjeni se duhet të merrni masa paraprake. Njerëz të tjerë mund të mos pajtohen dhe do të kenë një pamje ndryshe ndaj disa ngjarjeve dhe situatave. Ju keni një zgjedhje për të bërë. Shkoni me atë që ju bën të ndiheni më të sigurt.

Gaforrja

Kohët e fundit keni pasur një qasje të kujdesshme ndaj çështjeve financiare dhe para se të mbarojë dita do të keni zbuluar disa arsye shumë të mira se përse keni qenë të mençur të mbani çantën ose portofolin e mbyllur. Vendimi për të bërë një udhëtim do të rrjedhë nga një koment i rastësishëm i bërë nga një mik.

Luani

Aftësia juaj për të parë anën e mirë ju bën një figurë popullore. Të gjithë kanë nevojë për një justifikim për t’u ndjerë mirë dhe do të pranojnë se po shijojnë shoqërinë tuaj të gëzuar. Problemet që dukeshin të rënda dhe të pakapërcyeshme në fillim të ditës do të jenë të lehta për t’u mposhtur me njerëzit e duhur rreth jush.

Virgjëresha

Nuk dëshironi të zhgënjeni njerëzit e tjerë, por marrja e tepërt e përgjegjësive mund të sjellë shumë presion mbi ju. Nevojat tuaja janë gjithashtu të rëndësishme. Për këtë arsye, kini kujdes të mos e teproni. Nuk është tepër vonë për të thënë se keni ndryshuar mendje nëse kohët e fundit keni rënë dakord për marrëveshje që do të jenë shumë të rëndësishme për ju.

Peshorja

Universi dashamirës do të shpërblejë punën tuaj të mirë të së shkuarës kur ju nuk e prisni. Do të përfitoni nga bujaria e një personi tjetër dhe do t’ju ngrohë zemrën të kuptoni se sa të sjellshëm dhe të kujdesshëm mund të jenë disa njerëz. Dikush dëshiron të tregojë mirënjohjen e tij për të gjithë ndihmën që i keni dhënë në të kaluarën.

Akrepi

Vështirësitë financiare rëndojnë shumë në mendjen tuaj dhe po prekni kursimet tuaja për të mbuluar faturat. Ju po bëni çmos që të jeni të vëmendshëm me paratë kur një mik po tregohet i pakujdesshëm me paratë e tij. Nuk është e çuditshme që ka tension në familje.

Shigjetari

Nëse jeni gati të tërhiqeni nga një punë vullnetare që po ju merr shumë kohë, bëjeni këtë. Edhe nëse kjo do të thotë se dikush tjetër do të duhet të bëjë punën tuaj pasi të jeni larguar, ju keni fituar të drejtën për të pushuar dhe për t’u çlodhur.

Bricjapi

Njerëzit që ju njohin mirë do ta dinë se sa të ngurtë mund të jeni në pikëpamje dhe opinione. Një qëndrim kokëfortë do të shkaktojë probleme. Dikush do të preferonte që ju të tregoni pak më shumë fleksibilitet sidomos në punë dhe çështjet e parave. Kjo do t’ju ndihmojë të arrini një marrëveshje të përbashkët që ju përshtatet të dyve.

Ujori

Nuk duhet të ndiheni të detyruar për të shërbyer në një komuniter vullnetar, ose të vazhdoni punën që keni bërë për një bamirësi. Përkushtimi juaj për të ndihmuar të tjerët ka ndihmuar të bëni një ndryshim dhe tani ju keni të drejtën për pak kohë me veten.

Peshqit

Fitimi i besimit të shefit dhe kolegëve tuaj është më i rëndësishëm nga sa mendoni. Nëse doni të arrini në majë, do t’ju duhet ndihmë. Edhe nëse do të thotë të pranoni një pozicion të përkohshëm të ulët, është e rëndësishme, sepse duhet të paguani faturat tuaja.