Këngëtari Butrint Imeri i cili po përfiton nga “Big Brother”, u kujdes që të sqaronte çdo aludim nëpër rrjete sociale, ku për shkak të një videoje virale, u tha se gjatë një koncerti të pranishmit brohoritën emrin e Luizit. Në Instagram Stories, Butrinti shkroi “Fake fake fake”, duke nënkuptuar se gjithë çfarë po shkruhej ishte gënjeshtër. Butrinti është një emër i diskutuar, për shkak të lidhjes së mëparshme me Kiara Titon.