Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Tea Trifoni ka treguar se është e hapur për tu njohur me ish-banorin e shtëpisë Eni Tare.

Gjatë qëndrimit në shtëpi Eni shprehu pëlqimin e tij ndaj Teas ku më pas u vu re se pati një afrimitet mes tyre, por pas daljes modeli ishte i gatshëm ta priste për tu njohur më shumë jashtë.

“Teas unë ia shpreha dhe aty brenda pëlqimin tim, vajzë inteligjente dhe sigurisht që dua ta njoh dhe jashtë. Uroj të dalë sa më vonë të jetë e mundur, sepse është një personazh që i duhet asaj shtëpie. Kemi vendosur që si fillim të takohemi, të njihemi dhe më pas të shohim sesi do ecin gjërat. Dashuri është shumë herët, por një pëlqim aktualisht është nga ana ime. Nëse do kishte një pëlqim nga ana e saj do ma shprehë kur të dalë.”- tregoi ish-banori pak kohë më parë.

Së fundmi, Tea ka rrëfyer se nuk është takuar ende me të por ka pasur një komunikim ‘miqësor’ mes tyre.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se Eni ishte personi më i pastër që është futur në BBV dhe e la të hapur mundësinë që mes tyre mund të ketë diçka.

“Eni ishte njeriu më i pastër që është futur në atë shtëpi. Ai tha se më kishte qejf, ma shprehur një farë pëlqimi. Gjëja e fundit që mendoja aty brenda ishte të pëlqeja apo mos të pëlqeja dikë. Kam marrë një mesazh miqësor prej tij pas daljes. Por, të shohim. Nuk e di çfarë do ndodhë, po ndodhi gjë do ju them. Jam e gatshme dhe e hapur për një dashuri potenciale.”-tha Tea.