Ngacmimet mes Keisit dhe Kristit, kaluan në një tjetër “nivel”. Kristit mesa duket nuk i mjaftojnë ngacmimet dhe puthjet në dhomën e ndjenjes, në atë të gjumit, apo në oborr. Ai nuk e la të qetë Keisin dhe kur kjo e fundit u fut për të bërë dush. Teksa Keisi ishte futur për të bërë dush, Kristi hapi kabinën dhe u fut brenda.
Ai i dhuroi Keisit disa puthje dhe i tha se po e pret të mbarojë. Dita ditës, dyshja po afrohet gjithnjë e më shumë me njëri-tjerin. Probabilieteti nuk është i vogël që ata të jenë çifti i radhës i krijuar brenda në shtëpi, parë kjo nga sjellja e të dyve ditët e fundit.
Hyrja e Keisit, ka ndryshuar deri diku lojën e Kristit , i cili e ka ndryshuar tërësisht fokusin e lojës, duke qëndruar gjatë gjithë kohës me Keisin. Ditët e fundit, ngacmimet, prekjet e puthjet nuk kanë munguar mes dyshes. Madje, duke qëndruar në të njëjtin shtrat mbrëmjen e kaluar, Kristi nuk u ndal në asnjë moment duke puthur e përqafuar Keisin.