Sot është dita e Shën Valentinit, ku çiftet i shprehin dashurinë dashurinë njëri-tjetrit me fjalë, dhurata apo edhe gjeste. Ka dhe prej atyre që dedikimet romantike i bëjnë publike në rrjetet sociale, ku të njëjtën gjë ka bërë dhe çifti me më shumë vite në pushtet në politikën shqiptare. Bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Metaj dhe bashkëshorten e tij deputet Monika Kryemadhi.
Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen të përqafuar me bashkëshorten e tij dhe krahas saj shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin nga ne! Dashuri përherë në zemrat tuaja! Monika Kryemadhi” duke e shoqëruar me një emoji zemre. Ajo çfarë vihet re është se Meta ka publikuar një foto të vjetër dhe jo një foto aktuale pas ndërhyjeve me operacione plastike të Kryemadhit dhe nuk i ka vendosur as filtra Instagrami.