Inter ka dështuar sërish të ketë vazhdimësi. Zikaltërit në ndeshjen e fundit të javës së 22 të Seria A kanë barazuar pa gola kundër Sampdoria-s, një kundërshtar i cili renditej në vendin e parafundit në klasifikim.
Edhe pse zikaltërit e nisën me vrullë në Xhenoa duke krijuar disa raste, në minutat në vijim loja erdhi duke u zbehur dhe për rrjedhojë 90 minutat e mbyllën 0-0. Ngërçci në rezultat krijoi edhe një perplasje në fushë mes Barrela-s dhe Lukaku-t, me mesfushorin italian i cili kritikoi belgun pas një gabimi me topin. Lukaku nuk duroi dhe iu hakërrye Berrela-s, duke përdorur edhe një fjalor jo të hijshëm. Pas ndeshjes trajneri Inzaghi është shprehur se këto gjëra nuk duhet të ndodhin absolutisht në fushë, ndërsa sa i përket rezultat thotë se është shumë i zhgënjyer.
Për pasojë të barazimit Interi i vendit të dytë në Seria A tani është 15 pikë më pak se Napoli kryesues.
Ndërkohë në Premier League Liverpool-i është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë në derbin me Eeverton. Në ‘Anfield’ 90 minutat përfunduan me shifrat 2-0 falë golave të realizuar nga Muhamed Salah në pjesën e parë dhe Cody Gapko në pjesën e dytë.
Pavarësisht fitores pozitat e Liverpool mbetet shumë të komplikuara pasi ‘the reds’ është 10 pikë më pak se vendi i fundit që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.