Interi ka fituar minimalisht 1-0 në San Siro ndaj Portos falë një goli të Lukakut 5 minuta nga fundi.
Belgu i hyrë si zëvendësues realizoi lehtësisht brenda zonës i ndihmuar dhe nga shtylla pas gjuajtes me kokë.
Kujtojmë se miqtë ngelën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Otavio 78′ i cili mori 2 kartona të verdhë.
Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në “Estadio do Dragao” më 14 mars.
Ndërkohë, Man City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leipzig.
Qytetarët gjetën të parët golin me Mahrez 27′, por vendasit barazuan me Gvardiol 70′.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 mars në “Etihad Stadium”.