Inzaghi ballafaqohet me drejtuesit. Një ditë pushim ka mjaftuar për të reflektuar dhe analizuar humbjen me Bolognën, teksa pasditen e sotme drejtuesit e Interit kanë zbarkuar në qendrën stërvitore.
Marotta, Zanetti, Ausilio e Baccin kanë pasur një ballafaqim të gjatë e Inzaghin, të cilit i kanë konfirmuar mbështetjen. Megjithatë drejtuesit nuk kanë ngurruar t’i kujtojnë rëndësinë e një vendi në zonën Champions.
Burime pranë klubit zikaltër zbulojnë se Inzaghit i është kërkuar të motivojë skuadrën për pjesën e mbetur të kampionatit. Gjithashtu, vendi i dytë besohet se është vendosur si objektivi minimal për këtë sezon.
Menjëherë pas takimit me drejtuesit, Inzaghi pati një diskutim disa minutësh edhe me futbollistët, të cilëve u nxori në pah gabimet në ndeshjen me Bolognën. Trajneri zikaltër ka kërkuar përqendrim dhe vlerësim maksimal për ndeshjet e mbetura.