Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri thotë se kryeministri Edi Rama do të largohet nga presioni popullor, pasi sipas tij, nuk është i përgjegjshëm që të japë dorëheqjen.

Strazimiri u shpreh se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të ketë revolucion.

“Ajo që bëhet e nevojshme dhe e domosdoshme, është një revolucion. Do të thotë një ndryshim rrënjësor të situatës, duke nisur nga situata politike, për të kaluar në social-ekonomike dhe sigurisht në një demorkaci normale.

Unë besoj se do të largohet nga presioni popullor, nuk është njeri i përgjegjëshëm që të japë dorëheqjen. Nëse do të ishte njeri i përgjegjshëm, nuk besoj se ka njeri më dilema apo dyshime për këtë”, theksoi ai.