Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar mesazhin e urimit të ish-lojtarit të Kombëtares Shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i skuadres se Lazios Igli Tares, për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit 2023. Në këtë video, Igli Tare përgëzon Tiranën për këtë arritje fantastike.

“Tirana Qyteti Evropian i Sportit, do ta shijojmë së bashku”, shprehet Igli Tare.
Shumë emra të tjerë të njohur kanë përcjellë mesazhe urimi pas zgjedhjes së Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit” si Roberto Mancini, Xhani De Biazi etj.