Bëri xhiron e rrjetit një deklaratë e Diola Dosti disa javë më parë në “BBVA” kur tregoi se Dhe së fundmi në një bisedë me Dean rrëfeu se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve por me mendjen.

Ajo tregoi një rast kur ishte dashuruar me një 77-vjeçar dhe personi në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri” ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”.”- tha ajo.

Me daljen e saj nga shtëpia, ajo ka sqaruar situatën, duke thënë se deklarata është keqkuptuar. E ftuar në emisionin “Breaking”, Diola tha se ajo është një person që dashurohet me mendjet e njerëzve dhe jo me pamjen fizike. Ajo shpjegoi se nuk e ka takuar kurrë këtë person, por vetëm ka ndjekur seminaret e tij dhe ka lexuar librat e tij.

“Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacioni ne vajzës. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online. Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam thënë dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj.

Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota.”- tha Diola.